Numri i vrasjeve të John Wick përgjatë katër filmave është gati i pabesueshëm

Mediale Vip

Numri i vrasjeve të John Wick përgjatë katër filmave është gati i pabesueshëm

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:28
John Wick

Në botën e çuditshme të Hollivudit jetojnë disa vrasës goxha tmerrues, megjithatë, duket se hitmeni në të zeza po e fshinë dyshemenë me ta, derisa tash ka parakaluar dy personazhe tejet famëkeqe të horrorit.

Pas publikimit të kapitullit të katërt në filmit aksion John Wick, është konfirmuar se numri i vrasësve të Wick është më i lart se të dy, Michael Myers nga “Halloween”, po ashtu edhe palaçoja i rrezikshëm i "Terrifer 2". Goxha arritje, kur e mendon, për të qenë i sinqertë.

Qoftë nëse Keanu Reeves ka falënderuar emocionalisht ekipin e tij pas xhirimit të skenës së fundit ose "John Wick 4" duke u bërë filmi më i vlerësuar nga të katërtit në total - nuk është çudi që filmi po rrëmben titujt kryesorë tani.

Kapitulli i fundit është publikuar nëpër kinema të premten e kaluar (24 mars) dhe fansat nuk kanë mundur të ngopen me filmin.

Me aktorë si Donnie Yen, Bill Skargard dhe tashmë të ndjerin Lance Reddick në kastë - nuk është befasi se njerëzit mezi e prisnin John ëick-un e ri.

Në filmin e katërt flitet, natyrisht, për vrasësin e pamëshirshëm ëick (Reeves), i cili i shpall luftë Tavolinës së Lartë, derisa eleminon lojtarët më të fuqishëm të nëntokës.

Wick nuk është i huaj me vrasjet, marrë parasysh se është hitmen e gjëra të tilla.

Mirëpo, fansat e tij kanë gjetur numrin e çmendur të vrasjeve të tij në publikimin e fundit.

Aq shumë sa që arratisjet e tij vrastare tani kanë tejkaluar atë të të dy tiranëve, Michael Myers (Halloween) dhe Art the Clown nga "Terrifier 2".

Vendi i parë me më shumë vrasje i përkiste dikur Myers, falë edhe "Halloween Kills" (2021) dhe "Halloween Ends" (2022).

Pasi terrorizoi qytetin e vogël të Haddonfield në Illinois që nga viti 1978, Myers arriti të grumbullojë një numër kolosal të vrasjeve prej 160.

Një tjetër vrasës, edhe pse më i ri në skenë, megjithatë, po i ndjek hapat e Myers.

Art the Cloën, i cili fillimisht u shfaq në filmin e skurt "The North Circle" përkrah "Terrifer" dhe "Terrifier 2", ka një numër vrasjesh në rritje e sipër.

Deri tash palaçoja ka vrarë 26 njerëz, me shifrën që qëndron larg prapa Myers.

Sidoqoftë, nëse dalim shkurtimisht nga zhanri i horrorit në botën e aksionit, tash është zbuluar se ëick i mban në xhep të vogël të dy vrasësit.

Në filmin e parë, John Wick vrau 77 njerëz, përcjellur nga 128 tjerë në filmin e dytë.

Në fakt, vrasjet kanë qenë aq prezente në "John ëick: Chapter 2" sa është vlerësuar se hitmeni vret nga një person çdo 57 sekonda.

Pastaj në pjesën e tretë, John qetësohet paksa dhe vret vetëm 94 njerëz. Të gjithë meritojnë nga pak pushim, supozoj.

Kjo na çon në numrin e 299 vrasjeve dhe ende nuk i kemi llogaritur vrasjet e filmit të katërt.

Një fans në Twitter llogariti se Wick vrau rreth 140 persona në kapitullin e katërt - duke e dërguar numrin e vrasjeve në total në 439.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat