“I riu” i Angelina Jolie ngjason me Brad Pitt, dyshja fotografohen bashkë

Mediale Vip

“I riu” i Angelina Jolie ngjason me Brad Pitt, dyshja fotografohen bashkë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 14:53
Aktorja amerikane Angelina Jolie

Aktorja amerikane Angelina Jolie së fundi është parë me një djalë, David Mayer de Rothschild i cili i ngjason ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt.

Dyshja janë bërë dhe fotografuar duke shijuar një darkë romantike.

Thuhet se ata kanë kaluar më shumë se tre orë në restorantin “Nobu” në Los Angelos, raportojnë mediat amerikane.

Image
Aktorja amerikane Angelina Jolie

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një lidhje mes të dyve. Por çifti kanë shumë interesa të përbashkëta.

Britaniku i përket familjes bankare të miliarderëve Rothschild, është kreu i Adventure Ecology, një grup ekspeditës i dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike.

17 vjet më parë, në moshën 27-vjeçare, ai kaloi Arktikun nga Rusia në Kanada për 100 ditë, duke bërë histori si britaniku më i ri që arriti Polin e Veriut dhe Polin e Jugut.

Image
Aktorja amerikane Angelina Jolie dhe Brad Pitt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat