Fifi reagon për vrasjen në Top Channel: Përtej çdo gjëje, ajo që ka ndodhur është e tmerrshme, media nuk preket

Mediale Vip

Fifi reagon për vrasjen në Top Channel: Përtej çdo gjëje, ajo që ka ndodhur është e tmerrshme, media nuk preket

Më: 29 mars 2023 Në ora: 18:55
Fifi

Këngëtarja e njohur, Fifi ka reaguar për lajmin tragjik që ndodhi pak ditë më parë ku mbeti i vrarë roja i sigurisë së televizioni Top Channel.

Teksa ka realizuar një pyetësor me fansat e saj në llogarinë e saj në Instagram, Fifi komentoi edhe ngjarjen tragjike.

Artistja nga Kosova tha se ajo që ka ndodhur është e tmerrshme dhe pavarësisht çdo gjëje media nuk duhet prekur.

“Përtej çdo gjëje… Ajo që ka ndodh është e tmerrshme… Top Channel ka qenë shtëpia ime… kam punu 4 vjet në atë vend, në atë institucion… përveç eksperiencës së fundit. Media nuk preket! Ngushëllime familjes së të ndjerit.”, ka shkruar Fifi.

Kujtojmë që Fifi ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ajo la përgjysmë këtë eksperiencë duke thënë se kishte nevojë të kujdesej dhe të përkushtohej ndaj vetes.

Pas kësaj, këngëtarja la të kuptohej se kishte shkëputur bashkëpunimin me këtë televizion madje edhe reagoi ashpër kur promo e edicionit të dytë të BBVA u përfshi edhe skena kur ajo ishte alivanosur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Ndryshe, Fifi aktualisht është në pritje të fëmijës së parë me partnerin Adis Patushi, ndërkohë po vazhdon angazhimet me projektet e reja muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat