Votoi Dean për lider të shtëpisë, Luizi i zhgënjyer me Jorin: A më the do jesh krahu im i djathtë?

Mediale Vip

Votoi Dean për lider të shtëpisë, Luizi i zhgënjyer me Jorin: A më the do jesh krahu im i djathtë?

Më: 30 mars 2023 Në ora: 09:54
Luizi u shpreh i zhgënjyer me Jorin

Luizi u shpreh i zhgënjyer me Jorin, për shkak se kjo e fundit votoi Deamishelin për lidere të shtëpisë. Ai i tha Jorit se ajo vetë i tha që do jetë krahu i djathtë i tij në shtëpi, por me këtë gjë bëri, tregoi të kundërtën.

Luizi shtoi se Jori i tha vetë atij që do të votonte Fotininë. Sipas Luizit, Olta dhe Dean duan që të nxjerrin banorët e ri jashtë, prandaj ajo tani është e rrezikuar.

Ky i fundit shtoi se Dea po bën lojën e Armaldos, duke qëndruar një herë me të, e një herë me Oltën, në interes të lojës së saj.

Jori tha se ajo e mban fjalën që jep dhe se nuk del asnjëherë nga fjala, por i kishte dhënë fjalën Deas. Ajo e pyeti Luizin që përse ai nuk e sqaroi këtë gjë më parë, por Luizi tha se mendoi që Jori e kuptoi mesazhin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat