“Kam ngrirë vezët rreth të 30-ve”- Solli në jetë vajzën përmes një nëne surrogate, aktorja e famshme tregon arsyen

Mediale Vip

“Kam ngrirë vezët rreth të 30-ve”- Solli në jetë vajzën përmes një nëne surrogate, aktorja e famshme tregon arsyen

Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:40
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Priyanka Chopra u bë nënë vitin e kaluar në moshën 39-vjeçare.  Aktorja dhe bashkëshorti i saj, Nick Jonas mirëpritën në jetë vajzën Malti Marie  përmes një nëne surrogate.

Në një intervistë të fundit, Priyanka zbuloi se ka ngrirë vezët e saj në fillim të të 30-tave me këshillën e nënës së saj, mjekes Madhu Chopra, e cila është gjinekologe.

Ajo tregoi se i kishte ngrirë vezët shumë kohë përpara se të takohej me Nick.

Priyanka dhe këngëtari u takuan në vitin 2018 dhe u martuan më vonë atë vit. Priyanka ishte 36 vjeç dhe Nick ishte 26 në atë kohë.

“E mora këtë vendim në fillim të të tridhjetave dhe mund të vazhdoja ambiciet e mia në karrierën si aktore. Gjithashtu, nuk e kisha takuar ende personin me të cilin doja të kisha fëmijë. Nëna ime që është gjinekologe thoshte do ‘thjesht bëje’,”- tregoi aktorja.

Priyanka zbuloi se si nëna e saj e bindi të ngrinte vezët e saj.

“Mamaja ime ma kishte thënë këtë dhe unë e bëra edhe për veten time. Unë u them të gjithë miqve të mi më të vegjël se ora biologjike është e vërtetë. Është shumë më e vështirë të mbetesh shtatzënë pas moshës 35-vjeçe. 

Sidomos me gratë që kanë punuar gjithë jetën. Unë u them njerëzve që kurseni para për një makinë, bëjeni këtë, është dhurata më e mirë që do t’i bëni vetes sepse po merrni fuqinë e orës biologjike”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat