E mbajtën të fshehtë për disa vite, Liberta Spahiu publikon foto me Flori Mumajesin

Mediale Vip

E mbajtën të fshehtë për disa vite, Liberta Spahiu publikon foto me Flori Mumajesin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 08:44
Flori- Liberta

Prej vitesh është përfolur për një romancë mes Liberta Spahiut dhe Flori Mumajesit. Ata e mbajtën të fshehtë për disa vite, deri fundvitin e 2022-shit kur vendosën të dilnin hapur.

Ishte Flori Mumajesi që postoi në rrjetet sociale dhe konfirmoi lidhjen me moderatoren kosovare.

Megjithatë çifti janë treguar hermetikë për lidhjen e tyre dhe fotot së bashku janë të rralla.

Image
Postimi i Libertes

Së fundmi moderatorja postoi një imazh krah kantautorit ku duken të lumtur, pas një kërkese të ndjekësve. “A do na tregosh një foto me Flori Mumajesin?”, e pyeti një fans dhe menjëherë ajo ua plotësoi dëshirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat