Angelina Jolie me një karrierë larg Hollywood-t

Mediale Vip

Angelina Jolie me një karrierë larg Hollywood-t

Më: 31 mars 2023 Në ora: 09:42
Angelina Jolie

Angelina Jolie po përgatitet të bëj diçka krejtësisht ndryshe duke lançuar një markë veshjesh dhe bizhuterish.

Ylli i Maleficent ka aplikuar për një markë globale biznesi të cilin e ka quajtur Atelier Jolie.

Angelina Jolie ka punuar për këtë projekt për më shumë se një vit dhe ajo shpreson që marka tregtare të miratohet në mënyrë që të mund të ecë përpara në sipërmarrjen e saj të re.

Marka tregtare mbulon gjithçka, nga bizhuteritë e bëra me porosi deri tek veshjet e modës dhe rrobaqepësia.

Ajo është një ambasadore e madhe për modën dhe kjo është diçka ku marka do të ketë një fokus të madh.

Angelina foli për rëndësinë e modës së qëndrueshme në intervistën e saj më të fundit me revistën Vogue, duke zbuluar se po përpiqej t'i bënte gjashtë fëmijët e saj të kuptonin rëndësinë e temës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat