Nominimi “kokë me kokë” me Kiarën, Efi jep një deklaratë të papritur

Mediale Vip

Nominimi “kokë me kokë” me Kiarën, Efi jep një deklaratë të papritur

Më: 31 mars 2023 Në ora: 23:06
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes ishte një nga banoret më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për aq kohë sa ajo qëndroi aty.

E ftuar në “Më Lër të Flas”, Efi u pyet nga vëllezërit Vishaj se nëse do ishte në nominim me Kiarën, në vend të Oltës, kush prej tyre do dilte. Ajo tha se në nominimin që doli, ajo ishte me Kiarën.

Ajo shtoi se i ka ardhur pak inat për këtë, megjithatë theksoi se u mërzit për daljen e moderatores nga shtëpia.

“Po ç’punë kam unë me këto, e di publiku. Nejse, në fund të fundit unë në televotim me Kiarën isha. Më vjen çik inat që fitoi Kiara, por hajde. Megjithatë, tani nuk më erdhi mirë që doli Kiara.”- tha Efi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat