Princ Harry mund të humbasë të drejtën për të jetuar në SHBA? Deklarata e tij për përdorimin e drogës mund t’i kushtojë atij vizën amerikane

Mediale Vip

Princ Harry mund të humbasë të drejtën për të jetuar në SHBA? Deklarata e tij për përdorimin e drogës mund t’i kushtojë atij vizën amerikane

Më: 3 prill 2023 Në ora: 08:35
Princ Harry

Autoritetet amerikane janë vënë nën presion për të bërë publike aplikimin ku princ Harry pranon se ka qenë përdorues i lëndës narkotike, ku afati i fundit është lënë deri më 12 prill.

A mund të jetë Princi Harry  në telashe dhe të humbasë të drejtën e tij për të jetuar në SHBA?

Raporti i Daily Mail ngre çështjen e përdorimit të drogës në të kaluarën e princit, përfshirë marihuanën, kokainën dhe thotë se Duka nuk duhet të përjashtohet nga rregullat strikte të vendit.  Ligji amerikan i imigracionit parashikon dënime të rënda për ata që gënjejnë zyrtarët e imigracionit, duke përfshirë dëbimin dhe ndalimin e aplikimit për shtetësi. Sipas ligjit amerikan, kushdo që aplikon për vizëpër të jetuar dhe punuar në Amerikë duhet të shënoni një kuti për t’iu përgjigjur “po” ose “jo” pyetjes: “A jeni apo keni qenë ndonjëherë përdorues droge apo i varur nga droga?”, shkruan Protothema.

Fondacioni Heritage me bazë në Uashington thotë se aplikimi i tij për vizë tani duhet të bëhet publik në mënyrë që taksapaguesi amerikan të kuptojë nëse princi ka deklaruar përdorimin e drogës. Duka tani po përballet me kërkesat për të bërë publike aplikimin e tij për vizë amerikane për të parë nëse ai deklaroi  përdorimin e drogës përpara se të transferohej në Kaliforni me Meghan Markle në vitin 2020.

Autoritetet e imigracionit në SHBA kanë afat deri më 12 prill për t’iu përgjigjur kërkesës së institutit kërkimor, i cili po kërkon të përcaktojë se si Duka i Sussex u lejua të hynte në Shtetet e Bashkuara! Zbulimet në autobiografinë e tij në lidhje me përdorimin e tij të drogës në të kaluarën kanë krijuar një “ortek” botimesh të reja që e vendosin “jetën e fshehur” të Harrit.  Princi së fundmi zbuloi në kujtimet e tij Spare dhe në intervista televizive se kishte marrë kokainë, kanabis në të kaluarën. Sipas MailOnline, tani ka thirrje që aplikimi i tij për vizë në SHBA të bëhet publik për të vërtetuar nëse ai ka deklaruar përdorimin e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat