Zbuloi lidhjen me Keisin në Big Brother VIP Albania, Lorenc Hasrama: Nuk e kam bërë me qëllim, as për lojë

Mediale Vip

Zbuloi lidhjen me Keisin në Big Brother VIP Albania, Lorenc Hasrama: Nuk e kam bërë me qëllim, as për lojë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 15:34
Lorenc Hasrama

Lorenc Hasrama u largua ditën e djeshme (e shtunë) me dëshirë nga Big Brother VIP Albania.

Ai kërkoi daljen nga shtëpia pasi kohëve të fundit nuk po ndihej mirë dhe se kishte një ngarkesë emocionale.

Këngëtari ndërkohë gjatë qëndrimit në shtëpi mori vëmendje me një deklaratë që bëri për Keisi Medinin.

I njëjti tha se kanë qenë të lidhur para disa viteve, por që kjo histori tashmë është e mbyllur.

Artisti i njohur është rrëfyer së fundmi në “Fan Club”, ku ka treguar se nuk e bëri me qëllim.

“Unë e kuptoj dhe jam ndjerë shumë keq i kam kërkuar falje, Keisit në radhë të parë se nuk kam dashur të dali ajo gjë, më iku situata nga duart, është prind e kuptoj, ajo më njeh s’do e bëja kurrë për lojë, për sa kohë kam qenë në rregull me Keisin, banorëve s’u detyrohem asnjëherë”, u shpreh ai.

“Mund të dukem si Don Zhuan, unë kam dashur të dalë atë natë nga shtëpia, unë Sabianin e respektoj, e di që e ka prek por kurrsesi s’e kam bërë me qëllim. Unë kam prit që Keisi do më rrijë ftohtë, unë s’do bëja kurrë për lojë gjëra të tilla”, vazhdoi më tej Hasrama.

Lorenci mes tjerash theksoi se me Keisin do të jenë miq të mirë, por jo më shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat