“Me 3-shen që mbush zemrën time”/ Bieta Sulo feston ditëlindjen, zbulon moshën dhe surprizën nga familjarët

Mediale Vip

“Me 3-shen që mbush zemrën time”/ Bieta Sulo feston ditëlindjen, zbulon moshën dhe surprizën nga familjarët

Më: 9 prill 2023 Në ora: 16:21
Bieta Sulo

Për moderatore Bieta Sulo sot është një ditë e veçantë pasi feston ditën e lindjes dhe ngjarje më të bukur nuk mund të kishte për t’u ndjerë e rrethuar nga dashuria dhe vlerësimi nga njerëzit më pranë jetës së saj.

Bieta në profilin e saj ‘Instagram’ ka ndarë disa nga momentet e ëmbla të festës për të gjithë miqtë e saj virtual, ku sot feston 38-vjetorin e saj të lindjes.

Por, ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë ngjarje, ka qenë pikërisht surpriza e këndshme nga familjarët e saj, bashkëshorti Alban Dudushi, vajza e tij dhe djali Kroi të cilët ishin kujdesuar që t’ja realizonin me shumë kujdes.

Image
Bieta Sulo me familje

“20 vite që festoj si maxhorene. Me 3-shen që e mbush zemrën time”, shkruan Bieta në ‘Instagram’.

Krahas shkrimit Bieta ka ndarë dhe videon ku fryn qirinjtë e 38-vjetorit në krah me djalin e saj i cili i këndon dhe këngën ‘Happy Birthday;.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat