Vanessa Hudgens mund të shohë njerëz të vdekur dhe është gati t’ju tregojë se si

Mediale Vip

Vanessa Hudgens mund të shohë njerëz të vdekur dhe është gati t’ju tregojë se si

Më: 15 prill 2023 Në ora: 14:53
Vanessa Hudgens

Nëse përmendim High School Musical, mund të shfaqet ne mendjen tuaj imazhi i aktores Vanessa Hudgens, e cila ka rrëfyer një aftësi të saj paranormale.

Vanessa thotë për Cosmopolitan se ka qenë në gjendje të ndjejë dhe të ndërveprojë me të vdekurit që nga fëmijëria. Tani, si një studente autodidakte e magjisë, ajo po fton audiencën që ta ndjekë ndërsa mpreh aftësitë e saj shpirtërore.

Dokumentari i saj i ri Tubi Dead Hot dokumenton Vanessa-n dhe të dashurin e saj, muzikantin GG Magree, në pelegrinazhin e tyre në kryeqytetin e magjisë: Salem, Massachusetts. Së bashku, ata kërkojnë udhëzime profesionale për gjuetinë e fantazmave dhe përmirësojnë aftësitë e tyre të lidhjes shpirtërore.

Me Dead Hot, Vanessa më në fund është gati të flasë më me detaje për udhëtimin e saj shpirtëror të përjetshëm. Në një intervistë me Cosmopolitan, ajo foli për kohën kur filluan aftësitë e saj për herë të parë, përballjen e saj të parë me një fantazmë dhe të mirat që vijnë nga kjo aftësi.

“Unë ndoshta isha rreth pesë vjeç, dhe po ecja në dhomën e ngrënies përpara tryezës. Unë kisha një nga ato rosat prej gome, me një rosë mama dhe të gjitha rosat e vogla. Aty u shfaq dikush për disa momente. Ndalova dhe e pash, m’u duk e çudistshme dhe nuk dija si të reagoja.

A u ke the prindërve apo dikujt tjetër për këtë?

"Jo nuk u thashë! Thjesht m’u duk e çuditshmedhe pëpiqesha ta harroja se nuk gjeja një shpjegim."

Pra, a është lidhja shpirtërore diçka që ka qenë gjithmonë e pranishme në jetën tënde?

"Po. Për njëfarë kohe nuk doja t’i jepja fare rëndësi. Edhe kur shfaqeshin nuk bëja asnjë reagim. Ndërsa tani kjo aftësi paranormale do të jetë fokusi im."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat