I keqpërdoret imazhi në faqet e filmave për të rritur dhe në videot e homoseksualëve, reagon Bebe Rexha

Mediale Vip

I keqpërdoret imazhi në faqet e filmave për të rritur dhe në videot e homoseksualëve, reagon Bebe Rexha

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:51
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi kritikoi faktin se në TikTok ishte shfaqur si sugjerim një kërkim i shpeshtë i bërë nga fansat lidhur me peshën e saj.

Në një kritikë të adresuar në Twitter, 33-vjeçarja ka shkruar se nuk shqetësohet nga kjo, pasi është e vetëdijshme që ka shtuar shumë në peshë, ndërsa ka falënderuar ata që e duan pavarësisht dukjes së saj.

Mirëpo një fans tjetër ia ka bërë të qartë këngëtares së hitit “I’m a mess” se disa persona të paautorizuar po përdorin imazhin e saj edhe për reklama në faqet e filmave për të rritur.

Në postimin e fansit të marrë nga faqja mund të shihet një fotografi origjinale e Bebe Rexhës dhe një tjetër e bërë me ‘photoshop’ ku reklamohet një program dobësimi.

“Ata po të përdorin ty në reklama gjithashtu”, kishte shkruar përdoruesi i Twitterit, i cili tregoi se këtë reklamë me këtë imazh të paautorizuar e hasi në një video pornografike të homoseksualëve.

“Kjo thjesht më bëri lëmsh”, shkroi Bebe Rexha me të parë këtë postim nga fansi, të cilin më pas e rishpërndau për 2.1 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat