Aktorja pati një kërkesë specifike gjatë setit fotografik: Për çfarë bëhet fjalë?

Mediale Vip

Aktorja pati një kërkesë specifike gjatë setit fotografik: Për çfarë bëhet fjalë?

Më: 21 prill 2023 Në ora: 20:52
Rachel McAdams

Me kalimin e viteve, Rachel McAdams ka qenë pjesë e fushatave të ndryshme që nxisin të drejta të barabarta mes burrave dhe grave.

Së fundmi, ajo pozoi për Bustle, por me një kërkesë të veçantë. Aktorja ka kërkuar që stafi i editimit të fotove të mos përdorë photoshop te sqetullat dhe editimi në tërësi të jetë sa më minimalist.

“Më pëlqen përballja mes bukurisë, shkëlqimit, fantazisë dhe më pas, së vërtetës”, vë në dukje McAdams. “Ky është trupi im, pas dy fëmijëve dhe mendoj se është e rëndësishme që herë pas here të reflektojmë. Është në rregull të dukemi në formë, të stërvitemi e të jemi të shëndetshëm, por herë pas here, kjo duket ndryshme për njerëz të ndryshëm.”

Pas një pauze dyvjeçare, Rachel aktualisht po promovon filmin e saj më të fundit “Are You There God? It’s me, Margaret”, bazuar në librin e autores Judy Blume.

44-vjeçarja zbuloi se ka refuzuar disa role në filma të suksesshëm si: “Casino Royale”, “Iron Man”, “The Devil Wears Prada”, “Mission: Impossible III” dhe “Get Smart. Ndërsa pranoi se ndihej “fajtore” për shkëputjen e gjatë nga Hollywood, ajo thotë se kjo periudhë e ndihmoi të qëndronte “mendjemprehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat