Big Brother-i i të papriturave! Si asnjëherë më parë, tre të përjashtuar dhe 6 të larguar vullnetarisht këtë vit

Mediale Vip

Big Brother-i i të papriturave! Si asnjëherë më parë, tre të përjashtuar dhe 6 të larguar vullnetarisht këtë vit

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:11
Ish-banorët e Big Brother

Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e “Big Brother VIP” që këtë vit shënoi rekorde dhe shikueshmëri si asnjëherë më parë. Pati skepticizëm rreth tij në fillim, por u duk se nje personazh ia doli të surprizonte shikuesit, duke i gozhduar para ekranit.

Gjithsesi, përtej kryefjalës, Luizit, ky edicion ka pasur shumë të papritura. Mes tyre janë largimet vullnetare dhe me zarf të zi të banorëve. 3 banorë të përjashtuar dhe 6 të larguar me dëshirë- është ky bilanci i këtij edicioni, siç nuk ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.

E në fakt duket se gjithçka mori këtë rrjedhë që javën e parë kur gazetarja Zhaklina Gjolla kërkoi të dilte. Ajo deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mund ta përballonte më presionin.

Pak javë më pas, nga formati u përjashtua me zarf të zi Kejvina Kthella. Episodi i saj me Luizin është një nga më të bujshmit e këtij sezoni. Produksioni vendosi të pezullonte banoren për shkak të ushtrimit të dhunës fizike nga Luizit.

Largimet vijuan më tej me Bledi Manen. I ndodhur në një televotim me Luizin dhe Kiarën, gazetari vendosi të largohej vullnetarisht pak para se Arbana të lexonte vendimin e publikut. Ai tha se nuk donte që të ndërhynte mes çiftit e po ashtu deklaroi më pas se u tërhoq sepse frikësohej mos u rikthehej disa veseve, siç ishte alkooli.

Pas Bledit, nga shtëpia u largua Valbona Mema. Megjithatë, largimi i saj nuk ishte aq sa i dëshirueshëm sa i detyrueshëm. Motra e këngëtares ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, ndaj ajo vendosi të ndërpriste rrugëtimin. Pak javë më pas fatkeqësisht motra e saj ndërroi jetë.

Pas Kejvinës, dy zarfe të tjerë të zinj mbërritën në shtëpinë e famshme. Dy banore u përjashtuan në të njëjtën ditë. Ermiona Lekbello u përjashtua si rezultat i dhunës verbale që kishte ushtruar ndaj disa banorëve të tjerë.

Pas saj u përjashtua aktorja Eva Alikaj. Ajo u pezullua për dhunë verbale pasi në një debat me Luizin iu drejtua mes të tjerash duke thënë “ta çaj kafkën”.

Jo shumë surprizë ishte tërheqja e Tan Brahimit nga gara. Pas pak javëve qëndrim ai duket se nuk e gjeti veten në format dhe disa herë shprehu dëshirën për tu larguar derisa u largua përfundimisht.

Por, ndryshe nga Tani, dalja e Olta Gixharit ishte ndoshta më e papritura dhe surprizuesja e këtij edicioni. Që në fillim ajo ishte një nga faktorët e shtëpisë dhe më pas u kthye në polin e kundërt të Luizit. Shumë ishin të bindur se ajo do ishte finaliste, por aktorja vendosi të tërhiqej pas 100 ditësh, duke u shprehur se nuk vijon dot më larg djalit.

I fundit që u largua vullnetarisht nga shtëpia ishte Lorenc Hasrama. Pas disa javëve në shtëpinë e famshme Lorenci hoqi dorë nga gara duke thënë se nuk mund ta përballonte më presionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat