Bebe Rexha rrëfen se vuan nga një sindromë e rrallë

Mediale Vip

Bebe Rexha rrëfen se vuan nga një sindromë e rrallë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 20:40
Bebe Rexha

Bebe Rexha tregoi se së fundmi ka mësuar se ka sindromën e vezores policistike, e njohur si PCOS.

Gjatë një interviste në në emisionin e SiriusXM të Gayle King, “Gayle King in the House”, këngëtarja 33-vjeçare foli për përvojën e saj me PCOS – çekuilibër hormonal që prek 1 në 10 gra në moshë riprodhuese.

“Unë padyshim që kam probleme me peshën dhe pamjen dhe qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë. Shumë gra e kanë dhe nuk nuk e dinë,” tha Bebe duke theksuar se shtimi në peshë është një simptomë e zakonshme me të cilën ajo përballet.

Sindroma e vezores policistike shkaktohet nga një çekuilibër i androgjenëve. PCOS mund të prishë ciklin menstrual. Aknet, rritja e flokëve, shtimi në peshë dhe njollat eerrëta në lëkurë janë simptoma të tjera të gjendjes. PCOS mund të rrisë rrezikun e infertilitetit, sindromës metabolike, apnesë së gjumit, kancerit endometrial dhe depresionit.

PCOS mund ta bëjë më të vështirë që një grua të ngelë shtatzënë dhe të rrisë rrezikun për komplikime gjatë shtatzënisë dhe aborte. Humbja e peshës dhe trajtime të tjera mund të përmirësojnë shanset për të pasur një shtatzëni të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat