Luizi dhe Donaldi publikojnë “2 Shotsa”

Mediale Vip

Luizi dhe Donaldi publikojnë “2 Shotsa”

Më: 12 maj 2023 Në ora: 21:31
Luizi dhe Donaldi

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, këngëtarët Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“2 Shotsa” mban titullin kënga e tyre përbashkët, e cila është tipike R&B.

Muzika është realizuar nga Maringlen Boja, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet Luizi, Donaldi dhe vëllai i tij, Romeo.

Kjo është kënga e parë që Luizi publikon pas daljes nga shtëpia e Big brother VIP Albania, si fitues i edicionit të dytë.

Ndërkohë, Donaldi ka qenë pjesëmarrës në edicioni ne parë të BBVA, ku rezultoi i dyti në finalen e madhe, triumfues në të cilën doli balerini Ilir Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat