Gati për super projektin nga David Dreshaj dhe Elinel

Mediale Vip

Gati për super projektin nga David Dreshaj dhe Elinel

Më: 16 maj 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Pas albumit super të pëlqyer dhe festiv që vazhdon ende të dëgjohet e besoj se sa herë të vijnë Krishtlindjet do të ridëgjohet ai tashmë ka kohë që po punon për një super bashkëpunim.

E kemi fjalën për artistin simpatik e talent David Dreshaj ku mësojmë se projekti më i ri është gati e do të jetë një super duet me Elinel. Kënga ka gati edhe klipin që do të lansohet të martën e 16 Majit pas orës 18 e ku të gjithë fansat mezi po e presin.

Në rrjetin e tij social David ka treguar me anë të disa fotove edhe titullin e këngës që quhet "Ama zemrën", e siç shkruan edhe vetë artisti ky është bashkëpunimi i tij i parë në karrierën e tij muzikore, ndërsa na premton se do të jetë shumë nxehtë këtë verë.

E në fakt në këto javë David Dreshaj ka qenë një prej artistëve mē të kërkuar nëpër plot festivale e evente nga Tirana, Prishtina, Shkupi e disa qytete të vendlindjës së tij ku jeton e vepron në Mal të Zi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat