Nëse mendoni se marrëdhënia mes Kiara Titos dhe Ermiona Lekbellos nuk është e mirë, mendojeni edhe një herë. Dyshja janë mike të mira madje edhe pse në distancë, realizojnë “video-call” për t’u çmallur.
E një moment të tillë e ka ndarë me të gjithë Ermiona.
”Që mos të mendoni, e dua atë”- shkruan Ermiona krah fotos ku duket Kiara e buzëqeshur.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/19/auto_IMG_9938-300x5561684449527.jpeg)
Kujtojmë se pak kohë më parë, për çiftin Kiara-Luiz Ermiona kishte goxha rezerva. Për Kiarën ajo tha asokohe se u viktimizua dhe se iu neverit situata që ajo krijoi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.