Pas sherreve, Olta e Genti do të luajnë film së bashku?

Mediale Vip

Pas sherreve, Olta e Genti do të luajnë film së bashku?

Më: 22 maj 2023 Në ora: 08:36
Olta e Genti

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e djeshme Gent Hazizi ishte i ftuar në “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj.

Gjatë intervistës moderatori Ronaldo Sharka e ka pyetur nëse me të vërtetë Olta do të jetë pjesë e filmit ku dhe ai është protagonist, ku në role Genti vret Oltën dhe për këtë Genti është përgjigjur:

‘Jo nuk është te “Tryeza e zezë” mund të jetë në ndonjë film tjetër, unë e kam thënë që nuk kam ndonjë gjë me Olta Gixharin, ne jemi aktorë edhe nëse do kemi ndonjë film të tillë do e shmang atë pjesën që vras Oltën…ajo le të më vrasi mua nuk e kam problem… ‘, tha aktori me humor!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat