Vajza e veshur me fustanin me ngjyrat e Ukrainës lahet me ‘gjak’ në festivalin e Kanës, largohet nga sigurimi

Mediale Vip

Vajza e veshur me fustanin me ngjyrat e Ukrainës lahet me ‘gjak’ në festivalin e Kanës, largohet nga sigurimi

Më: 22 maj 2023 Në ora: 12:15
Një vajzë e paidentifikuar është shfaqur në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë

Një vajzë e paidentifikuar është shfaqur në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, e veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Teksa po ecte, është ndalur për të pozuar para kamerave dhe ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe.

Ajo i plasi ato dhe u mbulua me bojën e gjakut përpara se të arrite stafi i sigurisë për ta larguar.

Vajza u mbulua me bojë në premierën e filmit Just Philippot Acid për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për Ukrainën.

Ky incident ka ardhur pas deklaratës së të Volodymyr Zelensky i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.

Në një shfaqje të dukshme mbështetjeje për Ukrainën, e reja u mbulua me bojë në premierën e filmit të Just Philippot Acid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat