Kënga e re e Nita Latifit “2 gota” lansohet të shtunën

Mediale Vip

Kënga e re e Nita Latifit “2 gota” lansohet të shtunën

Më: 26 maj 2023 Në ora: 23:57
Nita Latifi

Pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, këngëtarja Nita Latifi iu është rikthyer aktiviteteve muzikore.

Artistja nga Kosova prej ditësh ka njoftuar për finalizimin e një projekti të ri që do të duhej të lansohej sot (e premte).

Por, në një postimi të fundit në InstaStory, Nita tha se për arsye të problemeve teknike publikimi i këngës është shtyrë për ditën e shtunë.

Image
Nita Latifi/Instastory

Të gjithë ju që e keni pritë këngën sonte, për shkaqe teknike kënga del nesër në orën 20:00”, ka shkruar këngëtarja.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja, por që padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.

Theksojmë që Nita qëndroi për më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë së famshme dhe rrugëtimi i saj po komentohet edhe disa javë pas përfundmit të formatit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat