Nuk e shikonte veten me një shqiptar, Cindy Marina tregon si ja fitoi zemrën Genar Topalli!

Mediale Vip

Nuk e shikonte veten me një shqiptar, Cindy Marina tregon si ja fitoi zemrën Genar Topalli!

Më: 27 maj 2023 Në ora: 07:49
Cindy Marina

Këtë javë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ka qenë e ftuar Cindy Marina për të rrëfyer përpara kastit të fëmijëve detaje të jetës së saj profesionale dhe asaj emocionale.

Një nga pyetjet që iu bë modeles lidhej pikërisht me një nga konstatimet e saj se nuk e shikonte veten me një partner shqiptar.

Ajo tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur e se vlerat e tij ia dolen t’ia merrnin zemrën.

“Në fakt ky ishte vërtetë viti i shkodranëve. Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha pa veten me një djal shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën.”- u shperh Cindy për “Në kurthin e Piter Pan”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat