“S’e kisha mendjen për lidhje” - Ja se si nisi dashuria midis Almedës dhe Tolgës!

Mediale Vip

“S’e kisha mendjen për lidhje” - Ja se si nisi dashuria midis Almedës dhe Tolgës!

Më: 27 maj 2023 Në ora: 07:50
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi ka ndarë për të gjithë publikun historinë e saj të veçantë të njohjes me aktorin dhe producentin turk Tolgahan Sayisman, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”

Moderatorja tregoi se patën një pëlqim të menjëherëshëm e reciprok të dy, teksa ishin njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët.

Mirëpo duket se për Tolgën nuk paska qenë e lehtë t’ia marri zemrën Almedës, pasi kjo e fundit ishte tepër e fokisuar në karrierë.

“Kishim të dy të njejtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam patur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen!”- u shpreh Almeda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat