Sherri me kunatat, Violetë Kukaj thyen heshtjen në rrjete sociale

Mediale Vip

Sherri me kunatat, Violetë Kukaj thyen heshtjen në rrjete sociale

Më: 28 maj 2023 Në ora: 10:55
Violetë Kukaj

Këngëtarja Violetë Kukaj ka qenë më në fokus të publikut se asnjëherë tjetër në dy javët e fundit.

Shkas për këtë u bënë deklaratat e ish-kunatave të saj në një emision televiziv në Shqipëri sa i përket pretendimeve se këngëtarja ua ka marrë pasurinë e familjes.

Mbi këtë pjesë, Violeta zgjodhi të mos reagojë e madje një “pushim” e mori edhe nga rrjetet sociale.

Teksa të gjithë, sidomos portalet dhe mediat e kanë pasur emrin e saj në fokus, këngëtarja bllokoi komentet dhe nuk u lajmërua me postime të reja.

Por, heshtja s’mund të zgjasë gjithmonë dhe kështu ndodhi edhe në rastin e Violetës.

Ajo i është rikthyer rrjeteve sociale me një paralajmërim.

Këngëtarja nuk do ndalet dhe shumë shpejt sjell projektin e ri, sic di më së miri, me motive patriotike.

“Unë s’kam fjalë, me plumba flas. Jam mbush barkun me barut e i them plas”, janë vargjet e ndara nga projekti i ri i cili vjen edhe me videoklip të xhiruar në Gllogjan.

“Së shpejti”, është shprehur këngëtarja, pa dhënë një datë të saktë se kur del projekti i radhës.

Pavarësisht tymnajës së krijuar, asgjë nuk e shpërqendron nga përkushtimi që ka ndaj muzikës dhe projekteve të reja për dashamirët e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat