Nga raporti me Zhaklin Lekatarin pas BBVA te planet për zgjerimin e familjes, flet Arbër Hajdari

Mediale Vip

Nga raporti me Zhaklin Lekatarin pas BBVA te planet për zgjerimin e familjes, flet Arbër Hajdari

Më: 29 maj 2023 Në ora: 08:26
Arbër Hajdari

Arbër Hajdari ka qenë dje i ftuar në 'E Diell' ku është rrëfyer si rrallëherë. Mes të tjerash ai tha se vitin tjetër nuk do jetë më opinionist në 'Big Brother VIP', pasi mendon se këtë rol nuk mund ta bësh gjithmonë dhe se ka shumë angazhime.

Ai po ashtu foli edhe për raportet me Zhaklina Lekatarin, me të cilën tha se kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë gjatë formatit, por shtoi se pas mbarimit të tij nuk kanë komunikuar.

"Jo nuk jam takuar, gjatë programit kam shkuar mirë, kemi diskutuar çështje të ndryshme. Nuk kam pasur konflike, e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin. Por, këto ditë nuk jemi takuar."

Mes të tjerash, ai u rrëfye edhe për planet për zgjerimin e familjes. I pyetur se me sa fëmijë e sheh veten, Arbëri tha:

"Kam dëshirë të kem një familje të madhe, pastaj gjërat e tjera janë në dorë të zotit. Kam qejf vajzë."

Ndërsa i pyetur për jetesën me bashkëshorten, ai tha se "partneri duhet të kuptojë se cili është prioriteti, unë falë zotit e kam gjetur njeriun që më kuptoi. Pjesë e suksesit tim është dhe ajo. Vlera ka karakter të fortë, ka pasur mendime të ndryshme nga unë, por unë nuk jam influencuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat