Shawn Mendes dhe Camila Cabello nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit në New Jersey të premten mbrëma, koncertin e Taylor Swift.
Çifti u panë të dukeshin shumë si të dashuruar në zonën VIP, ku atyre iu bashkuan një publiku i mbushur me yje për një nga koncertet me biletat më të shitura të artistes Swift në stadiumin e madh “MetLife”.
Camila, 26 vjeçe, dhe Shawn, 24 vjeç, bënë pak për të fshehur dashurinë e tyre të rindezur teksa shikonin koncertit me krahët e tyre të mbështjellë rreth njëri-tjetrit, shkruan DailyMail.

Çifti e nisën lidhjen e tyre në verën e vitit 2019 dhe qëndruan së bashku gjatë izolimit të COVID-19, për t’u ndarë afër fundit të vitit 2021.
Megjithatë, nga mesi i muajit të kaluar, thashethemet po qarkullonin se ata ishin ribashkuar – dhe konfirmimi erdhi kur u panë duke u puthur në festivalin “Coachella”.