Shakira në hall të madh, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Shakira në hall të madh, kjo është arsyeja

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:50
Shakira

Shakira po jeton me fëmijët në Miami, por këngëtares i është hapur një problem. Ajo bëri një deklaratë të forte pak kohë më parë ku i kërkonte paparacëve mos të ndiqnin fëmijët e saj.

“Ju lutemi përmbahuni nga ndjekja e tyre në dalje ose në hyrje të shkollës, duke i pritur në derën e shtëpisë sonë, ose duke i ndjekur në aktivitetet e tyre jashtëshkollore, siç ka ndodhur çdo ditë në Barcelonë”, shkruante Shakira.

Mirëpo sipas ‘El Nacional’, në Miami po ndodh e njëjta gjë si në Barcelonë. Persekutimi i mediave, gazetarëve dhe paparacëve, vazhdon të ndodhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shakira dëshiron t’i japë fund kësaj.

Këngëtarja ende nuk ka gjetur qetësi. Presioni mediatik është bërë i padurueshëm dhe ajo po kërkon zgjidhje të menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat