Me fotografi provokuese nga pushimet, Enca thotë se ka rënë në dashuri me shokun e saj më të mirë

Mediale Vip

Me fotografi provokuese nga pushimet, Enca thotë se ka rënë në dashuri me shokun e saj më të mirë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 10:40
Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bow Down” ka bërë një postim të çuditshëm në InstaStory, duke shkruar: “Kam rënë në dashuri me shokun tim më të mirë”.

Image
Postimi i Encas

Nuk dihet nëse kjo është frazë nga kënga e saj e re apo një paralajmërim për këngën në ardhje, mirëpo vet Enca deri më tani nuk ka dhënë detaje më shumë mbi këtë pjesë.

Më pas, e njëjta publikoi një fotografi nga deti ku shihej sipër një dërrase lundruese, në të cilën ndodhej e shoqëruar nga një mashkull.

Image
Enca

Mesa duket, fotografia në fjalë është realizuar gjatë pushimeve të saj të fundit në Dubai dhe Afrikë.

Postimet enigmatike të këngëtares, duket se lanë të kuptohet te fansat se ajo mund të jetë duke sjell një projekt të ri muzikor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat