Klea Huta dhe Elgit Doda martohen sot në ditëlindjen e djalit të tyre. Çifti nis festën pas mesnate, ja detajet nga ceremonia që do mbahet në Himarë

Mediale Vip

Klea Huta dhe Elgit Doda martohen sot në ditëlindjen e djalit të tyre. Çifti nis festën pas mesnate, ja detajet nga ceremonia që do mbahet në Himarë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 08:48
Klea Huta dhe Elgit Doda

Klea Huta dhe Elgit Doda do të martohen ditën e sotme. Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre kanë udhëtuar në jug të vendit ku dhe do të mbahet ceremonia.

Festa ka nisur mbrëmë pas mesnate, ku ata kanë pritur ditëlindjen e djalit të tyre, Krid të gjithë bashkë buzë detit.

Ka qenë Bora Zemani ajo që ka ndarë një video në instastory ku Krid fik qirinjtë e tortës bashkë me Klean dhe Elgitin.

Image
Klea Huta dhe Elgit Doda

Ceremonia e dasmës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Livadh. Të ftuar janë edhe shumë emra të njohur të showbizzit, ndërkohë që çifti ka zgjedhur si këngëtare në ditën e tyre të madhe Artiola Toskën dhe Juliana Pashën.

Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh tashmë dhe janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat