Ana që nuk shohim: Sara Hoxha zbulon sa ditë ka qëndruar pa folur me Ledri Vulën

Mediale Vip

Ana që nuk shohim: Sara Hoxha zbulon sa ditë ka qëndruar pa folur me Ledri Vulën

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:16
Sara Hoxha dhe Ledri

Sara Hoxha është kthyer në një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar. Influencerja së fundmi është bërë pjesë e jurisë së "She's on top", ku do japë mendimet dhe vlerësimet e saj mbi veshjet e konkurrentëve të këtij talent-show.

E pikërisht në këtë emision, ajo është pyetur nga moderatorja Argjira Spanca nëse mban mëri dhe sa kohë ka qëndruar pa folur me partnerin e saj Ledri Vula.

Sara tha se edhe pse është e qetë dhe e buzëqeshur pjesën më të madhe të kohës, por ka nerva shumë të këqija. Ajo shtoi se ka qëndruar 2 javë pa i folur Ledrit, por kjo ka ndodhur në fillimet e lidhje.

"Ka nerva, por ju nuk i shikoni ato. Nervat e mia janë shumë të këqija, zgjasin shumë gjatë. Inati më i madh që kam mbajtur me Ledrin ka zgjatur gati 2 javë. Ka qenë në fillimet e lidhjes"- tha Sara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat