Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Mediale Vip

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 08:17
Gazetarja sportive kroate, Fani Stipkovic dhe ish-futbollisti i Real Madridit, Fernando Hierro

Gazetarja sportive kroate, Fani Stipkovic dhe ish-futbollisti i Real Madridit, Fernando Hierro, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Lajmin e gëzuar e ka ndarë moderatorja 40 vjeçare në profilin e saj në Instagram.

“Bekimi ynë më i madh po vjen si kurora e kësaj dashurie të madhe. Mezi presim të të përqafojmë engjëll”, ka shkruar ajo përkrah videos, në të cilën çifti ecën të kapur për dore dhe më pas i tregojnë barkun e saj shtatzënë.

Ndjekësit e shumtë i kanë dërguar urimet e tyre çiftit të lumtur.

Kujtojmë se Fani e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me fituesin e trefishtë të Ligës së Kampionëve në fillim të vitit 2022, ndërsa më herët e kishte fshehur jetën e saj të private nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat