Babai i Justin Bieber kritikohet për mesazhin homofobik që bëri gjatë muajit të krenarisë

Mediale Vip

Babai i Justin Bieber kritikohet për mesazhin homofobik që bëri gjatë muajit të krenarisë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 07:48
Justin Bieber dhe babi i tij

Babai i Justin Bieber po kritikohet për një mesazh që shpërndau së fundmi pikërisht në muajin e krenarisë.

Jeremy Bieber shkroi në Twitter të mërkurën për të ndarë një ‘meme’ homofobike me një flamur ylber bashkë me një mbishkrimi.

“Mos harroni të falënderoni një person të drejtë këtë muaj për ekzistencën tuaj”, ka shkruar ai në postim.

Postimi i fshirë erdhi dy ditë pasi 48-vjeçari, i cili ka katër fëmijë me tre gra, shkroi në Twitter se njerëzit “duhet të festojnë familjet”, shkruan PageSix.

“Ju e dini arsyen që jemi të gjithë këtu! Gjërat që ky brez vlerëson janë të pabesueshme!”, ka shkruar tutje ai.

Ndërsa Justin, 29 vjeç, nuk ka komentuar ende mbi postimet e babait të tij kundër LGBTQIA+, përdoruesit e mediave sociale e kritikua Jeremyn.

Shumë prej tyre ia vunë në pah Jeremyt që nuk ishte aq i pranishëm sa nëna e Justin, Pattie Mallette, në jetën e fituesit të “Grammy”.

Pavarësisht marrëdhënies së trazuar të Jeremy dhe Justin ndër vite, këngëtari i “Baby” ka vazhduar të mbështesë familjen e babait të tij me Erin Wagner dhe Chelsey Rebelo.

Ndërsa këngëtari i “Peaches” nuk e ka ndarë shprehimisht mbështetjen e tij për komunitetin ‘queer’, ai iu përgjigj një pyetjeje rreth homoseksualitetit në një intervistë të “Rolling Stone” të vitit 2011.

“Është vendimi i secilit ta bëjë këtë. Nuk më prek mua dhe nuk duhet të prekë askënd tjetër”, tha ai në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat