Fjoralba Ponari tregon momentin që e ka prekur më shumë dhe i ka lënë gjurmë në jetë nga projekti i saj

Mediale Vip

Fjoralba Ponari tregon momentin që e ka prekur më shumë dhe i ka lënë gjurmë në jetë nga projekti i saj

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 21:53
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari më në fund arriti të rikthehej në YouTube. Prej kohësh ajo kishte premtuar se do ishte aktive në kanalin e saj me video nga jeta e përditshme dhe si duket ia arriti ta realizonte premtimin.

Moderatorja ka postuar sot një video ku u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që ka marrë nga ndjekësit e saj. Ajo na ka dhënë disa përgjigje shumë interesante ndonëse jo shumë personale. Fundja, të gjithë e dimë se ajo është natyrë hermetike dhe nuk i pëlqen të flasë shumë për jetën e saj .

Një ndër pyetjet ishte edhe se cili ishte një momentin që e ka prekur më shumë dhe i ka lënë gjurmë në jetë nga projekti “Më thuaj një dëshirë”.

“Momentet që më kanë prekur kanë qenë shumë sepse realiteti shqiptar është i hidhur. Ndoshta do veçoja një ngjarje që është edhe e freskët në kujtesën time. Gjatë realizimit të projektit televiziv “Më thuaj një dëshirë” ne morëm një mesazh, dëshirën e një vajzë të vogël, që dëshironte sikur një herë në jetën e saj të kishte tyrezën në shtëpi të mbushur plot e përplot me ushqime”-tha Fjoralba.

Mund të shihni videon më poshtë për të gjitha përgjigjet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat