Rikthehet Isli Islami, moderatori me një program të ri

Mediale Vip

Rikthehet Isli Islami, moderatori me një program të ri

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 08:57
Isli Islami

Po Isli Islami nga ka qenë?

Epo, nuk dimë të themi se ku iku për disa kohë, por me siguri po ju themi se është rikthyer.

Për të bërë një përmbledhje, në fillim të sezonit të kaluar televiziv ai u largua nga "Wake UP” të cilin e kishte prezantuar prej vitesh. Moderatori u bë pjesë e “Dancing with the stars”, për disa muaj duke arritur deri në gjysmëfinale.

Pas kësaj, nuk e dimë pse dhe ku iku. Po flasim jo vetëm për ekranin, por edhe në mediat sociale, pasi krejt papritur ai çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram.

Gjithsesi, siç ju thamë Isli është rikthyer. Tani ka hapur një llogari të re në rrjetin sociale. E jo vetëm.

Ai është rikthyer edhe te dashuria e tij: radio. Prezantuesi vjen me një emision të ri radiofonik në Radio Travel. Emisioni i quajtur “N’kafe” transmetohet çdo të enjte nga ora 18:00 -20:00.

Dhe gjejeni pak kush ishte e ftuara e parë e tij… Ori Nebijaj. Dyshja ka treguar prej vitesh që kanë një raport shumë të ngushtë që u krijua nga bashkëpunimi i tyrë në “Wake Up”, duke u bërë miq të pandarë. E sigurisht Isli e ka pasur Orin si një ogur të mirë në këtë rrugëtim.

Mirë se u riktheve, Isli.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat