Nga numri i të ftuarve e deri tek këngëtarët në dasmën e tij, EduartI zbulon detaje nga ceremonia me Arbanën në Toskana

Mediale Vip

Nga numri i të ftuarve e deri tek këngëtarët në dasmën e tij, EduartI zbulon detaje nga ceremonia me Arbanën në Toskana

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 17:20
Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani janë një nga çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata pritet të kurrorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të shtunën e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në Toskanë, Itali.

Eduarti ka zbuluar detaje mbi ceremoninë, teksa ishte i ftuar në rubrikën “Galeri”, në emisionin “E Diell”. Ai tha se të ftuar janë 120 persona, të cilët janë pjesë e rrethit shoqëror të çiftit.

“Do të nisemi sa të mbarojmë bashkë për në Itali për dasmën. Emisionet i mbyllëm, fëmijët i mbyllëm. Donim të bënim dhe vajzën që të mos  thoshte për një pjatë nuk më ftuat dhe mua. Tani themi të bëjmë dhe dasmën. Unë dhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona që na pëlqen është Toskana. Donim që dhe rrethi ynë i ngushtë ta shijojë, ta ndajmë këtë eksperiencë.

Unë të githë të ftuarit i njoh. Janë vetëm rrethi i ngushtë, 120 veta. I pari që do këndojë do jem unë, pastaj nga të ftuarit, 30 veta janë këngëtarë. Do bëjmë dhe ceremoni në kishë.”- tha Eduarti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat