Njihuni me Albi, talenti i cili jeton në Zvicër por pëlqen të këndojë shqip

Mediale Vip

Njihuni me Albi, talenti i cili jeton në Zvicër por pëlqen të këndojë shqip

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Një tjetër talent ka ardhur në tregun muzikor shqiptar, por ai ka disa vite që nisi të merret me muzikë duke realizuar kështu ëndrrën e tij. Quhet Albirent Hoxha por të gjithë e njohin dhe në muzikë prezantohet si Albi, ku ka sjellë një super projekt më të ri ditë më parë që mban titullin " Zemrën ma ke fal".

Albi ka bashkëpunuar me FlowMusic Gjilan për këtë këngë ndërsa ka edhe një klip të përshtatur dhe realizuar nga UrbanGraohic Gjilan, e deri tani ka 6 projekte me klipe. Djaloshi që duket se do të jetë mjaft i suksesshëm i pëlqen të këndojë në shqip megjithë ka lindur dhe jeton në Zvicër e origjina e tij është nga Gjilani.

Ai pëlqen shumë të dëgjojë Noizy dhe Tayna, ndërsa ai ka shumë të preferuar për të pasur një duet por nuk e ka menduar ende saktë duke ia lënë kohës.

Albi ka mjaft përkrahje nga familja dhe shoqëria në muzikë e sheh se do ta kthejë atë si profesion pasi ka qenë dëshira e tij e madhe gjithmonë, ndërsa falë talentit të tij është duke punuar që të ngjitet sa më lart e me plot suksese pavarësisht është një konkurrencë e madhe në muzikë.

Ne ju ftojmë që në linkun e mëposhtëm të klikoni e të shijoni këngën e tij më të re.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat