“Kam dalë si shkrimtar”/ Luizi uron fansat për një ditë të mbarë dhe publikon foton e pazakontë

Mediale Vip

“Kam dalë si shkrimtar”/ Luizi uron fansat për një ditë të mbarë dhe publikon foton e pazakontë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 12:58
Luiz Ejlli

Edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët, pasi protagonistët e këtij viti i mbajtën të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte.

Një ndër banorët që vijon të komentohet shumë është padyshim fituesi i këtij edicioni të reality show-t, Luiz Ejlli. Pas përfundimit të BB VIP, ai ka qenë shumë i angazhuar me projekte të ndryshme, por në asnjë moment nuk ka lënë pas fansat e tij të zjarrtë.

Këngëtari i dashur për publikun ka vendosur që të jetë sa më aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku herë pas here poston foto apo video të ndryshme.

Mëngjesin e sotëm Luizi ka ndarë me ndjekësit një foto të tij, ku shfaqet mjaft serioz.

“Kam dalë si shkrimtar. E thashë vetë para se të ma thonit ju. Ditë të mbarë”, ka shkruar fituesi i BB VIP 2 bashkëngjitur me foton në fjalë.

E sigurisht që brenda pak minutash postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pafund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat