​Noizy publikon foton e personit që i dogji lokalin: U rrit nga familja ime

Mediale Vip

​Noizy publikon foton e personit që i dogji lokalin: U rrit nga familja ime

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 11:35
Eraldo

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka publikuar foton e autorit të dyshuar për djegien e lokalit të tij në Durrës. Noizy ka shkruar në Instagram se autori quhet Eraldo dhe është rritur nga familja e tij.

Ai shkroi se Eraldo ndërroi fe dhe u bë një besimtar ekstremist duke thënë që alkooli nuk duhet të shitet dhe se muzika është haram.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan Noizy.

Kjo është hera e dytë që lokalit të Noizyt i vihet zjarr i qëllimshëm. Zjarri në herën e parë të këtij muaji u njoftua nga vetë biznesi, ku fillimisht u tha se ka qenë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat