Fitimi që Taylor Swift merr në çdo koncert po e kthen në këngëtarenn më të paguar të të gjitha kohërave!

Mediale Vip

Fitimi që Taylor Swift merr në çdo koncert po e kthen në këngëtarenn më të paguar të të gjitha kohërave!

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:33
Taylor Swift

Ylli i muzikës pop dhe country Taylor Swift po zhvillon turin madhështor, ku njerëz nga e gjithë bota kanë blerë bileta e janë të apasionuar për të dëgjuar muzikën e Swift ndër vite.

Me sa duket, "The Eras Tour" do të hyjë në histori për shkak të shifrave marramendëse që këngëtarja po fiton nëpërmjet pjesëmarrjes se mbështetësve. Ajo thuhet se është duke fituar mbi 13 milion dollarë për çdo shfaqje.

Tashmë, ajo është në rrugën e duhur për të fituar mbi 1 miliardë dollarë gjatë të gjithë turneut, duke qenë kështu në ritmin për të realizuar turneun me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

Bileta mesatare për të marrë pjesë në një shfaqje nga turneu është 254 dollarë. Çmimi i kësaj bilete është rritur 134 dollarë nga turneu i fundit i Taylor 5 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat