Goditi me grushta bashkëshorten dhe e kërcënoi me jetë, merret vendimi për Feron

Mediale Vip

Goditi me grushta bashkëshorten dhe e kërcënoi me jetë, merret vendimi për Feron

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 15:10
Fero dhe Arbenita Ismajli

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si “Fero”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Ai tha se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Mevlide Shabani.

Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli. Kjo e fundit e shqetësuar dhe në gjendje të rëndë është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat