Fisi i BBVK publikon fotografi nga pushimet, tregon trupin me muskuj

Mediale Vip

Fisi i BBVK publikon fotografi nga pushimet, tregon trupin me muskuj

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 12:26
Fis Juniku

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Fis Juniku, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet në profesion.

E teksa është në pritje të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri të “Barber Shok”, basketbollisti dhe prezantuesi po e shfrytëzon kohën e nxehtë për të shijuar disa ditë të mira pushimi.

Image
Fis Juniku

Ai ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku ka pozuar me rroba noti në plazh.

Juniku u kujdes që të vinte në pah trupin e tij muskuloz, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të tij në palestër dhe basketboll.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat