Nis merkatoja e televizioneve, aktori i njohur: Së shpejti do më shihni në Top Channel

Mediale Vip

Nis merkatoja e televizioneve, aktori i njohur: Së shpejti do më shihni në Top Channel

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:35
Visjan Ukcenaj

I ftuar sot në “Pushime On Top” ishte aktori i humorit Visjan Ukcenaj.

Midis të tjerave, ai ka rrëfyer edhe planet për sezonin e ardhshëm.

Pjesë nga intervista: 

Visjan Ukcenaj: Për momentin po shijoj pushimet me familjen, por e gjithë kjo periudhë më ka shërbyer për të reflektuar…

Eni Shehu: Çfarë do ndodhë me rolet e tua, tani që projekti i mëparshëm përfundoi?

Visjan Ukcenaj: Ato role janë emblematike; se u mbyll ‘Klanifornia’, s’do të thotë se u mbyll karriera ime… Edhe unë si ju, së shpejti do të jem në Top Channel!

Aktori mohoi se mund të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” apo “Big Brother VIP”, kështu që gjasat janë që ta shohim Ukcenajn në sezonin e ri të “Portokalli”.

Pas shumë aludimeve në rrjet, ky është konfirmimi i parë zyrtar nga ana e aktorit, për ardhjen e tij në televizionin Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat