Harrojeni Italinë! Shihni çfarë vesh Bianca Censori në Londër

Mediale Vip

Harrojeni Italinë! Shihni çfarë vesh Bianca Censori në Londër

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 13:02
Kanye West me të dashurën

Kanye West ka fotografuar “bashkëshorten” e tij, Bianca Censori, e cila ka qënë duke provuar veshjen e saj në “Marni Studio” në Milan, ditën e enjte, para se dyshja të paraqitej në “Javën e Modës në Londër”.

Fotografia tregon arkitekten, e cila i ka lënë shumë pak vend imagjinatës, teksa ka veshur një “bodysuit” të bardhë, i punuar me dorë. Në foton e publikuar, Bianca mban në kokë një paruke masive, ngjyrë kafe dhe të bardhë, e cila mbulon pjesën më të madhe të fytyrës së saj. 28-vjeçarja e ka shoqëruar këtë veshje me një palë sandale transparente.

Sa i përket Kanye West, për këtë event të rëndësishëm, ai kishte zgjedhur të vishej komplet me të zeza, ndërkohë që kishte mbuluar totalisht fytyrën me një shall ta zi, duke zbuluar vetëm sytë.

Image
Kanye West me të dashurën

Sa i përket stilit të veshjeve që Bianca ka zgjedhur së fundmi, një burim për “Daily Mail” ka thënë: “Kjo siluetë është thjesht e mrekullueshme për Biankën, e cila ka pasur një shpërthim të madh kohët e fundit, duke eksperimentuar me zgjedhjet e saj të modës. Kjo pamje e zgjedhur për “Javën e Modës në Londër”, është padiskutim një përpjekje për të kujtuar këngëtaren e ndjerë, Tina Turner”.

Dyshja e njohur ka shijuar disa pushime së bashku rreth Europës para se të ishin pjesë në shfaqjen e njohur në Londër.

Arkitektja australiane, 28 vjeçe, u bë qendra e kritikave në Itali duke ecur praktikisht e zhveshur gjatë muajit të kaluar.

Sipas Gjykatës Kushtetuese italiane, të resë mund t’i shqipërohet një gjobë nga 5 deri në 10 mijë euro, ose burgim. Legjislacioni italian parashikon se kushdo që ekspozon vetën në një vend apo pranë një vendi ku frekuentojnë të mitur, mund të dënohet me burgim nga katër muaj deri në katër vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat