“Kënga Magjike” nuk do të organizohet këtë vit

Mediale Vip

“Kënga Magjike” nuk do të organizohet këtë vit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:49
Ardit Gjebrea

Ka tash e sa vite që festivali “Kënga Magjike” nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm.

Ndonëse shquhet si një prej festivaleve private më afatgjate në trojet shqiptare, “Kënga Magjike” duket se do të ketë mungesë në organizim këtë vit.

“Prive” ka raportuar se producenti Ardit Gjebrea ka vendosur që ta pauzojë këtë vit, duke u bërë thirrje artistëve që duan të marrin pjesë se mund të rikthehen në vitin 2024.

Dikur tregu shqiptar ishte i mbushur me festivale dhe ato ishin skena e preferuar për të dalë e secilit artist, por viteve të fundit ka pasur një rënie të interesimit për të marrë pjesë.

Kjo është pauza e dytë që “Kënga Magjike” bën në organizim, pas asaj të parës të bërë në vitin 2020, për shkak të pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat