Deklarata fyese ndaj Beatrix, reagon përsëri Albano Bogdo: Nuk e dija që një batutë do të merrte përmasa të jashtëzakonshme

Mediale Vip

Deklarata fyese ndaj Beatrix, reagon përsëri Albano Bogdo: Nuk e dija që një batutë do të merrte përmasa të jashtëzakonshme

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 12:10
Albano Bogdo

Aktori shqiptar, Albano Bogdo, ka marrë vëmendje të madhe pas deklaratës fyese që i bëri këngëtares Beatrix Ramosaj në emisionin e tij.

Së fundmi, aktori ka qenë live në TikTok, ku ka folur sërish rreth kësaj pjesë bashkë me dy personazhe të njohur në këtë platformë sociale.Bogdo tha se do t’i kërkojë falje artistes, por që ishte thjeshtë një batutë humori.

Ai shton se nuk ishte në dijeni që do të bëhej kaq e madhe sikur t’i ketë vrarë ndonjë anëtar të familjes.

“Beatrixit do t’i kërkoj falje, dëgjo përse do t’i kërkoj. Nuk i mbaj dot tri super gjëra që kam për Beatrixin. Beatrix i kërkoj ndjesë për shqetësimin që e nisa unë padashje dhe nuk e dija që do të katandisej në këtë pikë, një batutë humori do të merrte përmasa të jashtëzakonshme thua sikur i kam vrarë një njëri të familjes”, tha ai.

Ndërsa, Beatrix tha se do të marra masa ligjore në lidhje me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat