Dafina Zeqiri vjen me paraqitje atraktive nga New Yorku

Mediale Vip

Dafina Zeqiri vjen me paraqitje atraktive nga New Yorku

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 12:08
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është një prej personazheve më të komentuara të estradës shqiptare.

Artistja e njohur nga Kosova edhe përgjatë këtij viti ka qenë tejet aktive me projekte muzikore, ndërsa ka paralajmëruar shumë të tjera.

Dhe teksa vazhdon punën për realizimin e këngëve, ajo nuk i ka ndalur as performancat dhe këto ditë disa të tilla i ka mbajtur edhe në Amerikës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Së fundmi ajo ndodhet në qytetin e New Yorkut dhe krahas postimeve të ndryshme nuk kanë munguar as imazhet joshëse.

Në një foto që ka postuar në InstaStory, autorja e “Dasma” shihet e veshur e tëra në të zeza, mini-fustan të kombinuar me çizme të gjata dhe çantë.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Dafina këto ditë ka njoftuar se po vjen në një bashkëpunim të parë me reperin Mozzik, që pritet të publikohet të enjten, më 12 tetor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat