Martesa e Ben Affleck me Jennifer Lopez në krizë?

Mediale Vip

Martesa e Ben Affleck me Jennifer Lopez në krizë?

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 20:21
Ben Affleck me Jennifer Lopez

Pasi tërhoqën vëmendje muajt e fundit me debatet e tyre të nxehta publike, mediat mësojnë se martesa me Ben Affleck dhe Jennifer Lopez është në krizë.

Problemeve me të cilat përballen shumë personazhe të njohur nuk i kanë shpëtuar as Affleck dhe Lopez.

Siç raportojnë mediat e huaja, dyshja e njohur thuhet se po përballen me vendime shumë të vështira në prindërimin e përbashkët, pasi kanë fëmijë nga martesat e tyre të para.

“Faza e muajit të mjaltit ka mbaruar. Sigurisht, ata janë ende të dashuruar marrëzisht, por janë nën një presion të madh me angazhimet e punës dhe në qendër të vëmendjes dhe bashkimin familjar”, tha një burim për In Touch.

Ndryshe, çifti shpesh shihet në publik me familjarët e tyre, i cili përbëhet nga fëmijët e Benit Violet, Seraphina dhe Samuel e fëmijët e Jenniferit, binjakët Maximilian David Muniz dhe Emma Maribel Muniz.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin ka deklaruar se Affleck së fundmi ka qenë shumë i afërt me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner, me të cilën ka fëmijë.

“Ben dhe Jennifer Garner janë shumë të afërt. Në fakt, kohët e fundit ka pasur shumë foto të tyre së bashku, ku Ben duket kaq i lumtur, më i lumtur se zakonisht kur është me Jennifer Lopez.

Ajo nuk mendon se Beni dëshiron që ish-i i tij të kthehet”, shtoi burimi.

Megjithatë, një burim tjetër tha se Affleck dhe Garner janë në komunikim të hapur dhe të dy po punojnë për ta bërë këtë tranzicion sa më të mirë për fëmijët e tyre.

Si për kujtesë, Affleck dhe Garner u ndanë në vitin 2015 pas dhjetë vitesh martesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat