Kim Kardashian zbulon gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë

Mediale Vip

Kim Kardashian zbulon gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 07:09
Kim Kardashian

Fakti që ajo mund të bëjë trajtimet më të mira të bukurisë, më shumë se kushdo tjetër në planet, nuk do të thotë se Kim Kardashian e ka “mbyllur derën” për trajtimet e reja

“Unë gjithmonë kam dashur të ndaj këshillat e mia të bukurisë me motrat dhe mikeshat e mia, ndaj krijova një linjë që sekretet e bukurisë t’i ndaja edhe me klientët e mi,” u shpreh ajo për Bustle.

Kim Kardashian është gati të ndajë sekretet e rutinës së saj të bukurisë si edhe gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë: “Nëse kam grim, përdor një pecetë grimi për të hequr gjithçka, për ta pastruar lëkurën dhe më pas vendos maskën me furçën e trajtimit. E lë për 10 minuta, teksa pastroj ose bëj diçka nëpër shtëpi, pastaj e laj,” thotë Kardashian.

Image
Kim Kardashian

Më pas trajtimi vazhdon me toner, acid hialuronik si edhe serum hidratues.

Një kujtim nga mënyra si e ëma kujdesej për fytyrën

“Mamaja ime gjithmonë e lante fytyrën me një copë të nxehtë dhe unë rrija gjithmonë atje dhe e shikoja. Unë përdor të njëjtën metodë, sidomos nëse kam vendosur shumë grim,” vijon ajo.

Një send i preferuar

Kim thotë se i pëlqejnë pasqyrat që e ndihmojnë të nxjerrë në pah çdo gjë në portretin e saj, nga njollat te aknet etj. Sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund të shoh qartë dhe pastër çdo detaj në portretin e saj, citon Anabel.

Produkti më i çuditshëm që ka vendosur në lëkurë

“Kam përdorur dikur një serum me xhel kërmilli. E mora në internet. Nuk e dija nëse funksiononte apo jo, thjesht e ndjeva si diçka shumë të bezdisur në fytyrë. Një lloj ngjitësi i sikletshëm. Nëse dikush më thotë se një produkt i caktuar do të ndihmonte lëkurën time, unë jam e gatshme ta provoj,” përfundon Kardashian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat