Një mesazh i fuqishëm vjen me dron për Vesen, fansat i kundërpërgjigjen Edonës?

Mediale Vip

Një mesazh i fuqishëm vjen me dron për Vesen, fansat i kundërpërgjigjen Edonës?

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 15:29
Mesazhi per Vesen

Ditën e sotme në oborrin e shtëpisë së famshme “Big Brother Vip Kosova” ka arritur një dron.

Disa nga banorët ishin kureshtar të shohin se për kë është dedikimi.

Ky dron është dërguar për Vesen e cila pasi vëren që është për të ndihet tejet e entuziazmuar.

Image
Mesazhi

“Në Vesen ne besojmë, Vesa për Presidente” shkruhet aty.

Duket se kjo është një kundërpërgjigje për Edonen, e cila ditën e djeshme deklaroi se nuk kanë qenë mike të ngushta me Vesen, ndërsa fansat kanë vendosur t’i përgjigjen në këtë mënyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat